Gazeta Si – Rikthehet Championsi me ndeshjet e treta të Grupeve A, B, C dhe D. Zbresin në fushë mbrëmjen e sotme skuadra të mëdha të këtij kompeticioni, si Real Madrid, Bajern Mynih, Inter e Mançester Junajtid.
Interi pret Salcburgun në një ndeshje të lehtë në pamje të parë, por angazhimi është maksimal në kampin zikaltër, sepse gabimi është i ndaluar. Dhe gabim do të ishte edhe barazimi për Inzagin dhe të tijtë.
Interi synon të marrë kreun e Grupit D me një fitore të mundshme, duke ditur që Real Sociedad luan në fushën e Benfikës. Ashtu si spanjollët, edhe italianët kanë 4 pikë pas dy ndeshjeve të para, por nuk duan të komplikojnë asgjë ndaj Salcburgut.
Napoli luan në Gjermani ndaj Union Berlinit në krizë. Në këtë grup kryeson me 6 pikë Real Madrid, që sot luan në fushën e portugezëve të Bragës. Bajern Mynih shkon sot në Turqi, ku ndeshte me Gallatasarajin.
Champions, ndeshjet e 3-ta në grup
Sot, ora 18:45
Gallatasaraj-Bajern Mynih
Inter-Salcburg
Ora 21:00
Benfika-Real Sociedad
Braga-Real Madrid
Lens-PSV
Mançester J.-Kopenhagen
Sevilja-Arsenal
Union Berlin-Napoli
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.