Futboll

Rikthehet Champions, UEFA prezanton topin e ri në 20 vjetorin jubilar

Nesër, më datë 16 shkurt 2021, rikthehet magjia e Champions Ligës, , pas afro gati dy muajsh pauzë. Janë planifikuar të zhvillohen 2 sfidat interesante të vlefshme për  raundin e 1/8-ve. Barcelona-PSG dhe Leipzig-Liverpool janë 2 takimet që do të ngrenë siparin e kësaj faze.

Siç ndodh zakonisht, një ditë para zhvillimit të ndeshjeve, UEFA prezanton topin me të cilin do të luhen sfidat me eliminim direkt. Ky vit përkon dhe me 20-vjetorin e krijimit të topit me “yll’ të dizenjuar, i cili ka plot dy dekada që është bërë pjesë e futbollit. Përmes një postimi në “Instagram”, UEFA ka prezantuar kështu klubeve dhe tifozëve topin e ri, i cili është me të vërtetë i veçantë.

Raundi i 1/16-ve është përcaktuar të luhet në datat 16-17 shkurt dhe 23-24 shkurt (ndeshjet e vajtjes) , kurse më 9-10 mars dhe 16-17 mars (ndeshjet e kthimit). Të gjitha sfidat nisin në orën 21:00. Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet hidhet më 19 mars. Finalja këtë vit do të zhvillohet në Stamboll, e cila në fakt ishte planifikuar të zhvillohej vitin e kaluar, por u shty për këtë vit nga pandemia e koronavirusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë