Ka ndodhur

Rikthehet bora në Korçë

Rikthehet moti i keq në vend. Në Qarkun e Korçës, gjatë natës, ka pasur reshje dëbore, të cilat vazhdojnë ende me alternime. Trashësia e borës në qytet është rreth 5 cm.

Në rrugën e Dardhës rekomandohet kalimi i mjeteve me zinxhirë ose goma dimërore.

Ndërkohë, vështirësi paraqet edhe segmenti rrugor i Bigllës, në rrugën e Doganës Goricë. Nuk ka probleme në rrugët e tjera nacionale dhe rurale të qarkut.

Ndërkohë, rezulton se nga reshjet e borës dhe lagështira janë krijuar disa probleme me energjinë elektrike në fidrat që mbulojnë zonën e Vithkuqit, Petrushës dhe Zvezdës, së bashku me fshatrat rreth tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë