Ka ndodhur

Rikthehen zjarret masive, në Krastë të Krujës digjet pylli me pisha

Gazeta Si –Një sipërfaqe e madhe me pisha dhe shkurre në Krastë të Krujës është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve të zjarrit. Vatra e zjarrit po mbahet nën kontroll dhe nuk rrezikon përhapjen e flakëve.

Ndërkohë, një zjarr masiv ka shpërthyer edhe në Berishë të Sipërme, mbi liqenin e Komanit, afër Fierzës. Në rrezik është masivi i pyjeve me gështenja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë