Treg

Rikthehen protestat, bordi vendos ulje të lehtë të karburantit, nga sot deri më 31 mars, nafta shitet me 237 lekë/litri

Pak orë para protestës së paralajmëruar nga aktivistë të shoqërisë civile, Bordi i Transparencës vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas.

Sipas bordit, çmimet reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nga sot e martë deri me 31 mars, çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 225 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 199 lekë/lite.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil do të të jetë 237 lekë/litri, duke pësuar një ulje të lehtë nga një ditë më parë.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë do jetë 211 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, 116 lekë/litri dhe me shumicë 104 lekë/litri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë