Ka ndodhur

Rihapet Kapshtica, por vetëm për të hyrë këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë

Greqia rihap pjesërisht Pikën Kufitare të Kapshticës. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë deklaron se nga sot do të lejohet hyrja në Shqipëri nga Greqia e kamionëve të mallrave dhe këmbësorëve.

Autobusët, taksitë dhe mjetet e tjera nuk do të lejohen të kalojnë dhe me sa duket do të vijojnë nga Greqia.

Sipas Policisë Kufitare, hyrja për në shtetin grek vijon të jetë e mbyllur. Policia thotë se nga sot e në vazhdim nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj pike kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamionë mallrash.

“Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamionë mallrash. Ndërsa autobusët, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur”, njofton Policia Kufitare në Kapshticë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë