Futboll

Rihapet grupi A, Franca dhe Portugalia ndalen në shifra të bardha…

Kualifikimi nga grupi A në Euro U17 është sërish një çështje e hapur. Në aksin Elbasan-Tiranë sot u shënuan 4 gola dhe vetëm Gjermania mori 3 pikë. Ndërsa Franca dhe Portugalia u ndalën në barazimin pa gola që kthen edhe një herë në tavolinë çështjen e kualifikimit. Me 4 pikë pas 180 minutave, “le Bleus” dhe luzitanë do të ndeshen me Shqipërinë dhe Gjermaninë. Tre skuadra që kanë gjithçka në duart e tyre, por Franca duket më e favorizuar për ta mbyllur me 7 pikë, pasi do të luajë përballë kuqezinjve. Ndërsa Gjermania dhe Portugalia do të duhet të shkarkojnë tërë bateritë për një vend mes 4 më të mirëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë