Dokumentar

Rihanna firmos marrëveshjen miliona dollarëshe me Apple, jeta e saj do të bëhet dokumentar

Rihanna konsiderohet si një nga këngëtaret më të mira të muzikës moderne. Edhe pse prej disa vitesh këngëtarja nuk ka publikuar asnjë këngë të re, ajo vazhdon të jetë e preferuar në të gjtihë botën. Lajmi më i fundit që kishim për të ishte se do të performojë në Super Boël në shkurt të 2023.

Skena e Super Bowl ka parë emra të mëdhenj vitet e fundit, si Katy Perry, Shakira, Jennifer Lopez, Dr. Dre, Eminem dhe Beyonce.

Performanca e Rihannës pritet të jetë një nga ato që do të mbeten të paharrueshme për publikun. Apple TV madje i kërkoi këngëtares të regjistrojë performancën e saj dhe ta përfshijë atë në një dokumentar të ri për rikthimin e saj në muzikë.

Për ta bindur atë të bashkëpunonte, kompania i ofroi asaj miliona dollarë.

“Ka shumë kuriozitet për çdo gjë që ka të bëjë me Rihanna-n. Rikthimi i saj në skenën muzikore për herë të parë në kaq shumë vite është shumë i rëndësishëm”, tha një burim i Apple për britaniken “The Sun”.

“Provat, takimet e saj me artistë të tjerë, por edhe ajo që ndodh në prapaskenë do të regjistrohen dhe do t’i japin publikut një pasqyrë se si është jeta e saj tani, si një nënë e re dhe si ndihet për rikthimin në industrinë e muzikës”, shtoi burimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë