Futboll

Rifillon sot Superiorja, vëmendja e gjitha te Partizani-Vllaznia

Gazeta Si – Luhen sot tri ndeshjet e para të 2023-shit në Superiore, të vlefshme për javën e 16-të të saj. Fokusi është te sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë, që zhvillohet në orën 16:00, në kryeqytet.

Partizani kryesues, me 29 pikë, pret Vllazninë, së cilës nuk i lejohen më hapa falsë, pasi ka mbetur prapa në renditje dhe rrezikon zonën europiane. Pritet të jetë një ndeshje e luftuar, për më tepër që në tribunë do të jetë edhe trajneri i Kombëtares, Silvinjo.

Nga nje ndeshje mes Partizanit dhe Vllaznise. Gazeta Si, 13 janar 2023

Të dyja skuadra nuk kanë bërë lëvizje të mëdha në merkato, kanë thuajse të njëjtin grup që kishin. Të kyqtë bazohen te dyshja Skuka-Cara në sulm, ndërsa Vllaznia vuan ende mungesën e Liridon Latifit.

Më parë në fushë zbret Tirana, që luan në fushën e Laçit. Kampionët në fuqi kanë 4 pikë diferencë me kreun dhe e kanë detyrim fitoren ndaj një Laçi që vjen në këtë ndeshje me mungesa të shumta titullarësh. Në orën 13:00 luhet edhe ndeshja tjetër mes Bylisit dhe Kukësit, një sfidë për pikë mbijetese.

Superiore, java e 16-të
Sot, ora 13:00
Bylis-Kukësi
Laçi-Tirana
Ora 16:00
Partizani-Vllaznia

i-Vllaznia


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë