Futboll

Rifillimi i futbollit pas koronavirusit, të gjitha datat e kampionateve

Ndërkohë që Superliga shpreson të rifillojë përpara muajit qershor, edhe në pjesën tjetër të Evropës futbolli po bën llogaritë me emergjencën Koronavirus dhe në dakordësi me mjekët e politikën, Federatat e ndryshme po punojnë për një fillim të ri. Ja si paraqitet situata në Europë, me kampionate që presin të fillojë, kurse disa të tjerë janë anuluar.

SHQIPËRIA – Po merret në konsideratë rifillimi në fund të majit

ARMENIA – Mendohet se do të rinisë në 23 maj

ANDORRA – Në pritje të një vendimi zyrtar

AUSTRIA – Rifillon në fillim të qershorit, me dyer të mbyllura. Veçantia e protokollit: në rast pozitiviteti, shokët e skuadrës do të vendosen në karantinë, – me tamponin negativ – do të mund të stërviten dhe të luajnë ndeshjet

AZERBAJXHAN – Planifikon të rifillojë në 14 maj

BJELLORUSIA – Kampionati ka nisur në 19 mars

BELGJIKA – E para që anuloi kampionati: vendim i ratifikuar pas shtyrjes së Asamblesë

BOSNJA – Planifikon të fillojë në qershor

BULLGARI – Planifikon të rifillojë mes 5 dhe 12 qershor

QIPRO – Planifikon të rifillojë në 9 qershor

KROACI – Planifikon të rifillojë në 6 qershor

DANIMARKA – Rifillon në 28 maj dhe pritet të përfundojë  në 26 korrik

ESTONIA – Fillimi i fiksuar për në 19 maj

ISHUJT FAROE – Kampionati fillon në 9 maj

FINLANDA – Po vlerësohet rifillimi në korrik

FRANCA – Kampionati i anuluar në 30 prill, PSG kampione. Rinis në 2020/21.

UELLSI – Planifikon të rinisë në 2 qershor

GJEORGJIA – Ende asnjë vendim

GJERMANIA – Kampionati i parë elitar që rinis: në 16 maj, fundi i sezonit është fiksuar në 27/28 qershor

GJIBRALTAR – Kampionati i anuluar

GREQIA – Planifikon të rifillojë në 6 qershor

KAZAKISTAN – Do të kthehet në fushë në 31 maj

KOSOVA – Planifikon të fillojë në 30 maj

ANGLIA – ”Drita e gjelbër” është për datën 1 qershor, por klubet mendojnë për në 12

IRLANDA – Fillimi i parashikuar përpara korrikut

ISLANDA – Do të rinisë në 13 qershor

IZRAELI – Rikthimi në 30 maj

ITALIA – Objektivi të rifillojë në mesin e qershorit, kjo mund të jetë java vendimtare.

LETONIA – Mendohet të rinisë në qershor

LITUANIA – Do të rifillojë në 29 maj

LUKSEMBURG – Kampionati është anuluar

MOLDAVIA – Fillimi i fiksuar në 20 qershor

MALI I ZI – Rinis në 2 qershor

NORVEGJIA – Do të rifillojë në 16 qershor

HOLLANDA – Kampionati i anuluar pa dorëzim titulli, por ka një ankimim në Utrecht

POLONIA – Rifillon në 29 maj

PORTUGALI – Rifillimi i fiksuar për në 30 maj, Divizioni B nuk do të rinisë

REPUBLIKA Çeke – Do të rifillojë në 29 maj

RUMANIA – Do të kthehet në fushë në 5 qershor

RUSIA – Planifikohet të rinisë mes 21 e 28 qershor

SKOCIA – Kampionatet e Divizionit të dytë, tretë e katërt janë anuluar. Pritet vetëm vendimi për Scottish Premiership

SERBIA – Rinis në 30 maj

SLLOVAKIA – Mendohet të rinisë në qershor

SLLOVENIA – Ende asnjë vendim

SPANJA – La Liga ka zgjedhur 12 qershorin si datën e mundshme për rikthimin në fushë, por ka ende shumë dyshime mes lojtarëve.

SUEDIA – Pritet të rifillojë në 14 qershor

ZVICRA – Rifillon në 8 qershor

TURQIA – Do të rinisë në 12 qershor

UKRAINA – Fillimi i programuar për 28-29 maj

HUNGARIA – Do të rinisë në 23 maj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë