Muzike

Ricky Martin me flamurin kuq e zi premton se do të rikthehet: Do të flas në gjithë botën për Shqipërinë

Nga Gazeta Si- Këngëtari Ricky Martin ka zhvilluar një koncert në Sheshin ‘Skënderbej’ mbrëmjen e të enjtes duke premtuar se do të rikthehet.

“Kam shumë dashuri për këtë qytet (Tiranën). Është një vend i mahnitshëm, shumë mikpritës dhe i bukur. Është hera ime e parë këtu por nuk do të jetë e fundit. Do të rikthehem sërish, ju premtoj. Dua që të shkoj në të gjithë Shqipërinë. Ju duhet të jeni shumë krenar për këtë vend kaq të bukur. Do të flas në të gjithë botën për Shqipërinë, ua premtoj”, tha Ricky Martin gjatë koncertit.

Performanca e këngëtarit u shoqërua nga orkestra jonë e Operas dhe Baletit dhe gjatë performancës, këngëtari ka kërcyer edhe me flamurin shqiptar, duke bërë që gjithë pjesëmarrësit të brohorasin.

Ky ishte koncerti i dytë i një artisti ndërkombëtar në vendin tonë për këtë verë. Në fund të qershorit ishte edhe Enrique Inglesias që mbajti koncert po në Sheshin ‘Skënderbej’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë