Gazeta Si – Elena Ribakina fiton turneun italian për femra. Ajo ka mundur në finale Anhelina Kalininën, por vetëm në setin e parë, 6-4, sepse në të dytin ukrainasja u tërhoq për një problem fizik.
Kalinina e nisi mirë ndeshjen, duke e vënë në vështirësi kazaken, por me kalimin e minutave Ribakina, numri 4 në botë tashmë, tregoi kualitetin e saj, duke fituar titullin e dytë në dheun e kuq.
Continuing her stellar season 🏆
— wta (@WTA) May 20, 2023
Elena Rybakina | #IBI23 pic.twitter.com/VjNW5zwEGN
Ribakina fitoi siguri në lojë pas nisjes jo të mirë. Edhe pse me ndonjë dopio faull më shumë, ajo ishte më e saktë. Pasi vendosi barazinë në gejmin e 6-të, kazakja kishte mundësinë të shkëputej, por Kalinina arriti të anulonte 4 topa ‘break’. Në gejmin e 10-të Ribakina i vodhi shërbimin kundërshtares dhe fitoi setin 6-4 pas 55 minutash.
E papritura erdhi në setin e dytë, kur Kalinina pati një problem fizik dhe u detyrua të tërhiqej mes lotësh, duke bërë që Elena Ribakina të fitojë titullin e 5-të në karrirerë, të 2-tin në dheun e kuq.
Në finalen e meshkujve do të ndeshen Medvdev dhe Rune.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.