25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil apo kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen. janë riatdhesuar nga Lille, Francë sot në Rinas.
Policia thotë se ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.
Sipas policisë, operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe përgjatë muajve të ardhshëm, për të kthyer në vendin e tyre të gjithë shtetasit shqiptarë që kërkojnë azil apo nuk respektojnë rregullat e lëvizjes në vendet e Bashkimit Evropian.
Ndër të tjera, Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




