Ngjarje

Riaktivizohet marrëveshja me Italinë / Anija me 49 emigrantë niset drejt Shqipërisë, 53 të tjerë shmangin transferimin

Nga Gazeta Si- Marrëveshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për kampin e refugjatëve në Lezhë rijetëzohet sërish. Mediat italiane njoftojnë se anija ushtarake “Kasiopea” me 49 emigrantë është nisur drejtë brigjeve të Shëngjinit dhe pritet të mbërrijë mëngjesin e të martës.

Kjo është herë e tretë që në portin e Shëngjinit do të mbërrijnë emigrantë të cilët do të trajtohen në qendrat pritëse të ngritura në Gjadër të Lezhës. Dy transfertat e para dështuan për shkak se drejtësia italiane vendosi kundër marrëveshjes. Por këtë herë kjo gjë pritet të mos ndodhë pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Romë që e legjitimoi marrëveshjen Rama-Meloni.

Qendra pritëse e emigrantëve në Gjadër të Lezhës nisi operimin në shtatorin e 2024 pas ndërtimit nga pala italiane. Sipas marrëveshjes, territori i dy qendrave pritëse administrohet nga pala italiane, ndërsa autoritetet shqiptare janë në mbështetje të tyre.

Një fakt domethënës është se 53 emigrantë të tjerë kanë dorëzuar vullnetarisht pasaportat e tyre për të shmangur transferimin drejt Shëngjinit, një rrethanë e rëndësishme që mundëson përshpejtimin e procedurave të verifikimit të statusit të tyre, edhe pa qëndrimin e detyruar, duke rritur mundësitë për riatdhesimin e atyre që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në BE, shkruan Corriere della Sera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë