Sociale

Riaktivizohen zjarret në pyllin e Pishporos, flakët jashtë kontrollit. Perfekti i Fierit: Prioritet banesat e stanet

Gazeta Si - Në pyllin me pisha të Pishporos në Fier, janë riaktivizuar serish disa vatra zjarri të favorizuara nga era e fortë.

Kjo është dita e pestë me radhë që Pishporo është përfshirë nga zjarret dhe situata sa vjen dhe përkeqësohet, rrymat e forta të erës kanë aktivizuar të gjitha vatrat e zjarrit.

Forcat e ushtrisë dhe ato zjarrfikëse janë tërhequr pasi zjarri ka marrë përmasa shumë të mëdha, të cilat mund të rrezikojë dhe jetën.

Sipas prefekti të qarkut Fier Lefter Shehaj, deri tani janë djegur rreth 500 HA pyll me pisha në zonën e mbrojtur dhe tashme disa forca të ushtrisë dhe zjarrfikës janë vendosur afër fshatit për të patur në kontroll banesat dhe arat me të mbjella.

Shehaj ka theksuar se prioritet mbetet neutralizimi i perimetrit të zjarrit për të mos iu afruar zonës së banuar, teksa nuk pritet ndërhyrje nga ajri.

“Zona është e mbrojtur, kjo situatë ka 5 ditë që po e ndjekim. Kemi aktivizuar mjete zjarrfikësve. Zjarri është në kurorë, që na ka vështirësuar shumë punën në terren.  Kemi tërhequr edhe efektivë herë pas herë pasi rrezikohej jeta e tyre nga zjarri. Banesat, stanet kanë qenë prioriteti ynë. Kemi ndërhyrë edhe gjatë natës. Aktualisht nuk kemi problematikë. Ne kemi aktivizuar të githa kapacitetet tona me zjarrfikëset”, - tha prefekti.

Ndërkohë, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka folur për vështirësitë që kanë hasur në terrenin e vështirë të zjarrit në pyllin Pishporo të Fierit.

Çako tha se përmasat kanë qenë të mëdha dhe kanë bërë ç’është e mundur që zjarri t’u afrohet zonave të banuara.

"Është masiv i jashtëzakonshëm i dendur pyjor. Ka disa ditë, me të gjitha strukturat operacionale është operuar dhe vijon të operohet. Zjarret masive në pyje të tilla, kanë vështirësitë e veta. Sa i përket operimit, ne kemi vlerësuar situatën për shkak të kohës në operim të helikopterit. Ne jemi duke vlerësuar situatën nëse do adresojmë pjesë të tjera për mbështetje. Sot po operojmë me mjete të tjera, buldozier etj. Ajo që është më e rëndësishmja, është ta vëmë zjarrin nën kontroll dhe ta mbajmë larg zonave të banuara”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë