Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PSD-së, Tom Doshi ka votuar në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Kongresi i Lushnjes”.
Pas hedhjes së votës, ai është shprehur besimplotë se rezultati i PSD-së do të jetë “superist në të gjithë Shqipërinë”.
Por, Tom Doshi shtoi se nuk përcakton dot sa mandate do të marrë partia e tij, teksa shtoi se nuk do bëjë koalicion me Sali Berishën.
“Sot nuk mund të përcaktoj, kam shpresë që rezultati do të jetë superist në të gjithë Shqipërinë.
Me Berishën nuk bëj koalicion, sa i përket PS do të shohin ecurinë e rezultatit”, tha Tom Doshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




