Kur po bëhet një muaj nga vdekja e Diego Armando Maradonës më 25 nëntor, dhe vetëm tani janw zbuluar informacionet e para në lidhje me rezultatet e autopsisë. Gazeta argjentinase Ole, ka publikuar autopsinë, ku është përjashtuar mundësia që në gjakun e El Diez të ketë pasur gjurmë alkooli apo droge. Analizat gjithashtu konfirmuan mungesën e ilaçeve për sëmundjet e zemrës, ndërsa janë gjetur gjurmë të ilaçeve psikologjike.
Sipas autopsisë, Maradona vdiq si rezultat i edemës akute të mushkërive e shoqëruar nga një insuficiencë kardiake (zemra e Diegos kishte zgjeruar miokardiopatinë dhe peshonte 503 gram, gati dyfishin e gjendjes normale të saj).
Për më tepër, gjurmët e një cirroze të mundshme u gjetën brenda mëlçisë, brenda mushkërive këputja e shtatë alveolave dhe një fokus me edemë intralveolare, ndërsa në veshka një nekrozë tubulare akute.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




