“Për rihapjen e stadiumeve pretendohet se duhet vazhduar në të njëjtën linjë kujdesi që është ndjekur deri tani e po punojmë në mënyrë intensive me Federatën e Ligën që në shtator, me rifillimin e kampionatit të ri, të jetë mundësia për të hapur impiantet për publikun”. Deklarata e ministrit për Politikat Rinore e Sportin, Vincenzo Spadafora, që i është përgjigjur një pyetje mbi rihapjen e stadiumeve të futbollit.
“Nëse është e vërtetë që sot brenda stadiumeve janë kushtet për të garantuar distancimin, është edhe e vërtetë që konsiderohet shumë e rrezikshme që fluksi i një numri të madh tifozësh të drejtohet në një vend të vetëm”, vazhdoi ministri. “Sidomos, duhet të kuptojmë si ta administrojmë këtë fluks në hyrje. Rezultatet deri tani po na japin shpresë se mund ti rikthehemi sa më shpejt jetës normale– tha Spadafora – . Impenjimi im është të krijoj të gjitha kushtet derisa hapja të ndodhë në rifillimin e kampionatit në mesin e shtatorit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




