Bota

Rezultatet paraprake në Mal të Zi: Fiton lëvizja e presidentit Milatoviç

Qendra e monitorimit në Mal të Zi, CeMI ka shpallur rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura sot. Në votime kanë dalë 56.4 për qind e votuesve.

Sipas të dhënave paraprake, Aleanca Shqiptare ka fituar 1.3 për qind të votave, përkatësisht do të përfaqësohet me një deputet në parlamentin malazez. Edhe Forumi Shqiptar ka fituar një mandat në sajë të 1.9 për qind të votave.

Ndërkohë, lëvizja që e ka udhëhequr presidenti aktual malazez, Jakov Milatoviq, “Evropa Tani” ka fituar 25.5 për qind të votave, sipas të dhënave paraprake të CeMI-t.

Koalicioni “Së bashku” (DPS-SD-LP-DUA) fitoi 23.2 për qind. “Për të ardhmen e Malit të Zi” ka fituar 15.5 për qind ndërsa koalicioni “Hrabro se broji” – Demokratët dhe GP URA e Dritan Abazoviqit fitoi 12.5 për qind.

Më poshtë gjenden rezultatet dhe numri i mandateve:
Partia boshnjake – 7 për qind – 6 mandate parlamentare
Në anën e djathtë të botës” (HGI) – 0,5 për qind – një mandat
“Drejtësia për të gjithë” – 2.7 për qind – pa mandat
“Për ty” (PKSH dhe Demos) – 3.5 për qind – tre mandate
Koalicioni Popullor “Složno i dočka” – 1.2 për qind – pa mandat
Aleanca Shqiptare – 1.3 për qind – një mandat
Përmbysje e Lëvizje 1.4 për qind – pa mandat
Lëvizja për ndryshim – 0.7 për qind – pa mandat
“Po. Mund ta bëjmë për Malin e Zi civil” – 0.5 për qind – pa mandat
“Së bashku” (DPS, SD, LP, DUA) – 23,2 për qind – 21 mandate
“Lëvizja Evropa Tani” – 25,5 për qind – 23 mandate
“Për shtëpinë tonë” (SDP) – 2.2 për qind – pa mandat
“Hrabro se broj” (Demokratët dhe URA) – 12,5 për qind – 11 mandate
Për të ardhmen e Malit të Zi” (NSD, DNP, RP) – 15.5 për qind – 14 mandate
Forumi Shqiptar – 1.9 për qind – një mandat.

Rezultatet paraprake kanë nxjerrë kështu fituese lëvizjen e presidentit Milatoviç, “Evropa Tani”.

Në votime për zgjedhjet parlamentare, kishin të drejtë vote 542.468 qytetarë. Në zgjedhje morën pjesë 15 lista.

Koalicioni i Demokratëve dhe URE bëri të ditur se sipas të dhënave të tyre, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi deri në orën 19:00 ishte 50,41 për qind, ndërsa gjatë ditës nuk është raportuar ndonjë parregullsi gjatë votimit.

Këto ishin zgjedhjet e gjashta parlamentare që nga rikthimi i pavarësisë. Qendrat e votimit kanë qenë të hapura nga ora 07:00 dhe janë mbyllur në orën 20:00. /RTCG/ Telegrafi/ KOHA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë