Politike

Rezoluta e PPE/ Bardhi: Rikonfirmoi shqetësimet e ngritura nga opozita për gjendjen dramatike ku ndodhet vendi

Nga Gazeta 'Si'- Kreu i grupit të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të rezolutës që Partitë Popullore Europiane miratuan sot për gjendjen aktuale të Shqipërisë.

Bardhi shprehet se sipas tij, rezoluta rikonfirmoi edhe njëherë ndërkombëtarisht që të gjitha shqetësimet e ngritura nga opozita në Shqipëri, për gjendjen dramatike ku ndodhet vendi, janë legjitime dhe të drejta.

"Në Rezolutën e miratuar EPP shpreh shqetësimet e saj lidhur me:

-Gjendjen e integritetit institucional që reflektohet në korrupsion endemik dhe mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sipas standardeve të OSBE-së;

-Çdo persekutim politik të pretenduar ndaj liderëve të opozitës, deputetëve dhe zyrtarëve të pushtetit vendor, që po përballen me kufizime të motivuara politikisht të të drejtave të tyre civile;

-Lidhjet ndërmjet trafikut të drogës dhe krimit të organizuar me elitën politike dhe me zyrtarët e zbatimit të ligjit, duke shfrytëzuar ekonominë dhe kuadrin politik të Shqipërisë për pastrimin e parave;

-Dështimin për të arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, duke rezultuar në progres minimal në zbatimin e rekomandimeve të pazgjidhura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.

-Përkeqësimin e ndjeshëm të peizazhit politik me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, i shënuar nga standarde të dobëta zgjedhore dhe kujton paligjshmërinë e përdorimit të burimeve publike gjatë fushatave elektorale;

-Veprimet që kanë pakësuar më tej të drejtat kushtetuese të opozitës në Kuvend, duke reflektuar shkelje më të gjera ndaj deputetëve të opozitës", shkruan Bardhi në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë