Nga Gazeta ‘SI’ –Disfata e hidhur e Shqipërisë nga Ukraina në shtëpi nuk është “përtypur” mirë nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho.
Në një deklaratë për mediat, braziliani u shpreh tepër i zhgënjyer nga rezultati, duke thënë se në 15 minutat e para skuadra bëri shumë keq dhe se për këtë “paguan shumë”.
“Pse humbëm? Se kemi bërë keq 15 minuta. Pësuam në minutën e katërt dhe të nëntë. Paguam një çmim të lartë, ky është një nivel shumë i lartë.
Ne një vit më parë kemi marrë vendin e parë në kualifikueset e Europianit, kemi bërë të gjithë mirë. Sot kemi marrë vendin e katërt për diferencë golavarazhi. Është grup i ekuilibruar. Nuk kemi bërë mirë, as unë e as lojtarët. Ne jemi një. Nëse është mirë, është mirë, nëse jo, nuk është mirë për të gjithë.
A do nisja ndeshjen me një formacion tjetër? Është e pamundur, duhet të luanim një tjetër ndeshje.
Niveli ku duam të shkojmë dhe kemi bërë një Europian, duhen përmirësuar. Nuk pësohen dy gola kaq shpejt, këtë duhet ta përmirësojmë të gjithë. Ky është çmim i lartë, është shumë e vështirë të përmbysësh një ndeshje kështu. Në daljen e parë të topit, ne ndonjëherë gabojmë, duhet të përmirësohemi të gjithë, ata por edhe ne si staf. Kemi një dalje të rrezikshme të topit para. Duhet të përmirësohemi shumë.
Futbolli është në lëvizje. Ne e nisëm në Poloni me 4-3-3, pastaj me 4-2-3-1 me Bajramin në qendër. Në Europian e pamë që ishte e vështirë, bëmë një hap mbrapa, sot kemi lojtarë që mund të bëjnë sulmuesin e dytë, mund të bëhet gjithçka në futboll, të shohim. Por mbi të gjitha të ekuilibrojmë skuadrën. Pjesa e dytë nuk është e vërtetë, ata u kthyen shumë, kishin dy gola avantazh e ne morëm lojën, e për pak e barazuam. Por mund të ekuilibrohet më shumë skuadra.
Sa i përket Asanit, bëmë gjërat si duhen. I bëmë rezonancën, doktori e pa dhe kishte kontraktim. Ditën pas ndeshjes bëri stërvitje vetëm. Dje në mëngjes nisi me grupin dhe pasdite e më tha që e ndjej, dua të luaj dhe jam mirë. Ai nuk ka asnjë problem fizik e klinik, ndaj ka luajtur.
Daku ishte ndërrim taktik. Meqë e pamë që ishte e vështirë të bënim luftë me ata, provuam Uzunin në hapësirë dhe na shkoi mirë”, tregoi Sylvinho pas takimit.
Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, foli gjithashtu pas ndeshjes duke treguar se ai u fut i dëmtuar në këtë sfidë, teksa foli dhe për mosaktivizimin e tepërt.
“Normalisht ndjej keqardhje se e kemi nisur ndeshjen shumë keq. Sot ishte detyrim fitorja dhe normalisht jemi të gjithë të mërzitur për këtë humbje. Unë jam sulmues dhe gjithmonë dua të shënoj se edhe te Granada i gjuaj dhe shënoj të gjithë penalltitë. Në ato momente fitova penalltinë, jam sulmues dhe doja të zhbllokohesha. A e caktoi trajneri? Mendoj se po, nuk jam shumë i sigurt, nuk dua të gënjej.Për mua nuk ka problem se të gjithë e dinë që te Granada luaj si sulmues i dytë, në tre vitet e fundit i dini statistikat. Kur vij në kombëtare trajneri nuk më preferon në majë të sulmit. Mund ta bëj shumë mirë edhe atë. Të luaj për kombin nuk është se lodhem. Ju nuk e dini por dje kam qenë i dëmtuar, kam bërë rezonance e rrezikoja për një dëmtim. Ekipi i Granadës kërkoi të mos rrezikoja, unë mund të refuzoja e mos futesha kur isha 2-0 se rrezikoja karrierën. Por vendosa që të luaj që të tregoj që meritoj një vend për të luajtur”, tha Uzuni.
Kapiteni i Shqipërisë, Ardian Ismajli, tha se kjo ishte performanca më e keqe e Kombëtares.
“Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto 3 vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Me 1 pikë ishim në “play off”. Duhet të marrim mësim nga kjo pjesa e parë, që skam fjalë. Duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh. Lodhja ka bërë të vetën. Kur je përballë 20 mijë tifozëve, nuk duhet të ndjejmë lodhje. E rëndësishme është që në pjesën e dytë provuam. Nuk ia arritëm, por tashmë të shikojmë përpara.
Dy golat i morëm shumë shpejt dhe ramë shumë keq. Ishte shumë e vështirë, tentuam të bënim maksimumin. Në pjesën e dytë në patëm çfarë të humbisnim më. Pjesa e parë më e keqe në këto 3 vite me Shqipërinë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje. Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap, jam profesionist, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka”, tha Ismajli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.