Ekonomi

Rezerva valutore në rënie, BSH pritet të blejë 85 mln euro

Rezerva valutore e vendit raportohet në rënie gjatë  muajit qershor 2021 krahasuar me atë të 2020-s. BSH-ja tregon se në fund të qershorit rezerva valutore shkoi në vlerën e 3.9 mld lekëve, me rënie 5.8% nga e njëjta periudhë e një viti më parë.

Rënia e vlerës së Rezervës valutore i atribuohet dhe shpenzimeve të bëra gjatë 2020-s dhe më vonë. Qershorin e kaluar në vend u emetua eurobondi 650 mln euro që mbuloi deficitin buxhetor për gjysmën e dytë të vitit 2020 dhe shlyu eurobondin e vitit 2015 që maturohej në fund të vitit 2020. Në fund të marsit të shkuar Banka e Shqipërisë shiti mbi 20 milionë euro brenda pak ditësh dhe kjo mundësi për stabilizim të shpejtë të kursit të këmbimit.

Rezerva valutore shërben për të mbuluar nevojat emergjente të ekonomisë vendase për valutë të huaj, si në rastin e luhatjeve në kursin e këmbimit dhe të mbulojë minimalisht 4 muaj importe. Vlera mesatare e importeve për këto 6 muaj është rreth 450 milionë euro dhe me një përllogaritje të afërt, rezerva valutore momentale mund të mbulojë edhe 2 herë të njëjtën vlerë.

Këtë vit, Banka e Shqipërisë rifilloi edhe programin e ankandeve të blerjes së valutës, në funksion të menaxhimit të rezervës valutore. Janë planifikuar 14 ankande, ku shuma e parashikuar për t’u blerë është midis 56 dhe 84 milionë eurove. Megjithatë, shuma e blerë në ankande pritet të jetë edhe më e madhe, sepse në shumicën e rasteve, Banka e Shqipërisë ushtron opsionin e blerjes në një raund të dytë, në shuma më të mëdha. Në dy ankandet e zhvilluara në tremujorin e parë të vitit, Banka e Shqipërisë bleu gjithsej 16.1 milionë euro.

Në pjesën dërrmuese, rezerva valutore mbahet në obligacione dhe në depozita, ndërsa një pakicë konsiston në rezerva ari dhe të drejta tërheqjeje (SDR) në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë ka përfshirë edhe monedhën kineze dhe atë australiane në valutat në të cilat mbahet rezerva valutore. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2020, Euro përbënte, 64.9% të rezervës valutore, e ndjekur nga Dollari Amerikan me 19% dhe SDR me 5.8%


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë