Futboll

Revolucioni i Zidan, Reali bën gati largimin e 15 lojtarëve

Rikthimi i Zinedin Zidan në stolin e Real Madrid, u mirëprit nga tifozët “los Blancos”. Francezi është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori dhe besohet se është njeriu që do të ringrejë klubin në nivelet e larta, pas dështimit të këtij viti. Sipas medieve spanjolle Real Madrid këtë verë do të përjetojë një revolucion në kuptimin e parë të fjalës. Do të jetë të paktën 15 lojtarë që pritet të paketojnë valixhet verën e ardhshme dhe të largohen nga “Santiago Bernabeu”, sipas të përditshmes “Don Balon”.

Garet Bejl

Lista është e gjatë dhe fillon me yllin aq asnjëherë nuk u bë lider, Garth Bejl. Uellsiani pritet të largohet nga Reali këtë verë dhe destinacioni më i mundshëm pritet të jetë Premier Liga, aty kur Mançester Junajtid e pret me krahët hapur. Rrugën e Bejl do e ndjek edhe Tibo Kurtua, me belgun që nuk pëlqehet nga Zidan dhe do të largohet nga Reali, me destinacion të mundshëm Juventusin. Nga afrimet e verës së shkuar Zidan nuk pëlqen as sulmuesin Mariano, i cili pritet të përfshihet në tentativat për të sjellë Hazard në Madrid.
Mesfusha e Real Mardid do të ribëhet e para. Modriç, Isko, Toni Kros dhe Kasemiro janë me valixhe në duar këtë verë. Praktikisht asnjë prej lojtarëve të mesfushës që fituan tre Champions nuk bën pjesë në planet për “Realin e Ri”.

Marko Asensio

Në mbrojtje, Naço, Cebajos, Vajeho, Lorente dhe Regulion nuk kanë treguar potencialin e duhur për të mbajtur fanellën e Real Madrid edhe vitin e ardhshëm sipas Don Balon. Të gjithë këta mbrojtës dhe lojtarë të rinj të afruar rishtas me ekipin e parë do të largohen këtë verë. Një tjetër largim i bujshëm, por që nuk është shumë i sigurt, pritet të jetë edhe ai i Marko Asensios. Spanjolli këtë sezon dështoi të marrë prej dore Realin pas largimit të Ronaldos, por gjithsesi do të largohej nga “Bernabeu” vetëm në rast të ndonjë ofertë të rëndësishme nga jashtë Spanjës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë