Futboll

Revolucion te PSG/ 150 mln euro për Osimhen, ja emrat e tjerë në listë!

Gazeta Si – Shkriniar do të bashkohet me ekipin parisien me parametra zero në verë. Mes objektivave të merktos janë Bernardo Silva dhe sulmuesi i Napolit, për të cilin flitet se ka pasur një takim sekret.

“Paris pa gjeni”, – shkruante ‘L’Equipe’ një ditë pas dështimit të radhës europian me eliminimin e PSG-së nga Bajerni në 1/8-at e Championsit. Tani e përditshmja franceze shkruan me bindje se klubi i Al Khelaifit është gati të bëjë revolucionin e radhës me miliona euro në merkato.

Objektivi është që të fitohet me çdo kusht Championsi dhe sheiku nuk do të kursehet. Luis Kampos ka nisur kontaktet me disa lojtarë që dëshiron t’i ketë në Paris sezonin e ardhshëm. Në listën e tij figuron edhe emri Viktor Osimhen, për të cilin PSG ofron 150 milionë euro.

Viktor Osimhen. Gazeta Si, 10 mars 2023

Tratativa me sulmuesin e Napolit, që ka një kontratë deri në 2026-ën, nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse, siç ka pohuar vetë lojtari, ai ëndërron Premier Ligën. Megjithatë, ‘L’Equipe’ shkruan se ditët e fundit ka pasur një takim sekret në lidhje me rikthimin e nigerianit në Ligue 1.

Me 19 gola në 21 ndeshje kampionati, Osimhen po e udhëheq Napolin drejt titullit kampion, që mungon prej 33 vitesh. Ndoshta para një oferte faraonike De Laurentis do të pranonte ta shiste yllin e skuadrës. Dhe 150 milionë janë një ofertë e parezistueshme.

Jo vetëm Osimhen. Revolucioni parisien do të prekë Mesin, Serxhio Ramosin, Nejmarin dhe trajnerin Galtier sigurisht. Goditja e parë do të jetë Milan Shkriniar, bashkë me të mund të afrohet edhe Pau Torres i Villarrealit, Ibrahim Sangaré nga PSV, Manu Koné, Bernardo Silva dhe Goncalo Ramos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë