Shendet

‘Revolucion që vjen pas 1 shekulli’ / EMA miraton insulinën e parë javore të diabetit

52 injeksione në vit, ose një në javë, në vend të 365 që do të thotë një injeksion në ditë. Dy shifra që mund të bëjnë një ndryshim të madh në përditshmërinë e personave me diabet, të cilët do të mund të kenë një përmirësim në cilësinë e jetës falë miratimit nga Agjencia Evropiane e Barnave të insulinës së parë javore në botë.

Një “revolucion” që vjen pas një shekulli, ose 100 vjet pas shpikjes së vetë insulinës, thonë ekspertët.

Ilaçi, prodhuar nga Novo Nordisk ka marrë miratimin nga organi rregullator evropian në Evropë në bazë të të dhënave të sigurisë dhe efikasitetit nga studimi i fazës 3.

Sipas presidentit të Shoqatës Italiane të Diabetit Angelo Avogaro, kjo është një “risi e shumëpritur me efekte pozitive si nga pikëpamja klinike ashtu edhe nga ajo sociale”.

Përmirësimi është i dukshëm në menaxhimin e sëmundjes, shpjegon Avogaro, sepse insulina e re është treguar se përmirëson kontrollin e glicemisë, krahasuar me versionin ditor. Gjithashtu, më pak injeksione ofrojnë më shumë fleksibilitet për rutinat e përditshme, udhëtimet dhe aktivitetet sociale. Dhe reduktimi i injeksioneve të shpeshta mund të ulë stresin, ankthin dhe depresionin e lidhur me diabetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë