Futboll

Revolucion 500 mln euro, Reali përgatitet për merkato

Në fund të një cikli është mëse e kuptueshme që të flitet për ndryshime. Por te Real Madrid, që të shtunën e këtij dhjetori fitoi edhe Kupën e tretë të Botës, po mendojnë që të shkojnë përtej kësaj. “Los Blancos” po mendojnë për një revolucion në të gjitha repartet e ekipit, ku asgjë nuk do të kursehet. Nuk do të kursehet asgjë si në drejtim të largimit apo afrimit të futbollistëve, por edhe për sa i përket shpenzimeve që pritet të arrijnë në 500 milionë euro.

Mordic dhe Serxhio Ramos

Gjithçka pritet të fillojënga largimet që besohet se do jenë të shumta, duke përfshirë edhe ata që për momentin janë mes statusin e veteranit. Në këtë pjesë përfshihen emra si Serxhio Ramos, Karim Benzema, Marcelo apo edhe Modriç. Por nuk flitet vetëm për këta, pasi edhe shumë futbollistë të “LosBlancos” pritet që të përfshihen nga ky revolucion, si Asensio, Isko, Kejlor Navas, Bejl apo Vaskes.

Isko dhe Asensio

Largime me vlerë 500 milionë euro

Të gjithë futbollistët e sipërpërmendur janë të nivelit botëror dhe në rast se do të largohen nga Real Madrid, kjo nuk do të jetë për shkak se nuk vlejnë, por se ka ardhur koha për energji të reja. Sipas gazetës spanjolle, “Don Balon” vlera në treg e futbollistëve që Real Madrid po planifikon të largojë shkon deri në 500 milionë euro. Gareth Bejl përllogaritet që të shkojë në një vlerë deri në 90-100 milionë euro dhe ekipet e interesuara për të janë të shumta, ku anglezet që janë gati të përfitojnë. Marko Asensio, i cili pritej që këtë sezon të shpërthente nuk ia ka dalë dot dhe besohet se në verë do i tregohet dera për të gjetur një ekip të ri. Spanjolli nëse do të largohej nga Reali mund të kushtonte deri në 80 milionë euro dhe për të ka shumë ekipe të interesuara në të gjitha kampionatet kryesore në Europë.

Gareth Bejl

Isko, mesfushori që nuk po bëhet dot lider te Real Madrid, mund të zgjedhë largimin nga kryeqyteti spanjoll verën e ardhshme. Por ikjen e tij presidenti i Real Madrid, Florentino Perez nuk do e toleronte për një shifër me të vogël se 120 milionë euro. Kejlor Navas tashmë ka dalë nga planet e skuadrës madrilene me ardhjen e Tibo Kurtua dhe me shumë mundësi në qershorin e 2019-ës do të largohet. Kosto e portierit llogaritet të shkojë deri në 20 milionë euro. Edhe sulmuesi anësor Lukas Vaskes mund të largohet nga Real Madrid, pavarësisht se ai ka qenë i preferuari i Perez deri më tani. Vaskes llogaritet të kushtojë deri në 30 milionë euro.

Pas 9 vitesh në Madrid, revolucionit që po përgatit Perez nuk pritet t’i shpëtojë as francezi Karim Benzema. Sulmuesi veteran nuk hyn më në planet e klubit dhe në merkaton e ardhshme të verës pritet që të largohet për jo më pak se 50 milionë euro. Por klubin madrilen mund ta lënë edhe futbollistë emblemë në këto 10 vitet e fundit si Ramos, Marselo dhe Modriç. Kroati ka shanset më mëdha për t’u larguar madje që në janar, por sërish edhe ai e ka njëçmim që nuk pritet të jetë më pak se 50 milionë euro. Ramos dhe Marcelo nuk futen në llogaritë e “Don Ballon”, pasi janë dy shtylla në ekip, por në valën e këtij revolucioni askush nuk është i paprekshëm.

Marcelo

Merkato në hyrje

Kur flitet për afrime te Real Madrid gjithmonë përmenden futbollistët më të mirë në botë. “Të jesh lojtari më i mirë në botëështë kënaqësi e madhe, por të luash për Real Madrid është një kënaqësi më vete”. Mjaftojnë këto fjalë të një fenomeni si Ronaldo (braziliani) për të kuptuar se sa shumë pëlqehet Real Madrid nga futbollistët. Është një fanellë e rëndë që pak futbollistë e kanë refuzuar dhe shumë pak gjasa ka që të ndodhë në të ardhmen. Mbape, Dibala, Eriksen, Kejn, Dele Ali, Nebil Fekir apo Skrinar janë vetëm disa nga emrat që janë në lupën e “Los Blancos” për verën e ardhshme. Nëse për klubet e tjera marrja e njërit prej këtyre futbollistëve do të ishte një sukses i madh, për Real Madrid duhen të gjithë që tifozët të jenë të kënaqur. Janë shumë të shtrenjtë, por me financat e shëndosha të Realit, plus edhe shitjet e bujshme nuk pritet të ketë vështirësi në këtë drejtim.

Herri Kejn dhe Deli Ali

Për të parë konkretizimin e këtyre largimeve dhe afrimeve të gjithë do duhet të presin verën e ardhshme që sipas pritshmërie ka për të qenë shumë e “nxehtë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë