Revista e përmuajshme e Rolling Stone publikoi listën e saj të “200 këngëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave” në fillim të këtij viti. Në listë mungonte Celine Dion.
Fansat e saj janë dyndur në zyrat e revistës në New York për të protestuar me sloganin “Drejtësi për Celine Dion”.
Një protestues madje hyri në ndërtesë në një përpjekje për të takuar kryeredaktorin e Rolling Stone, Noah Shachtman, dhe për t’i dorëzuar atij një DVD që dëshmonte momentet kryesore të karrierës së Dion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.