Drejtësia

‘Revanshi’, kërkesë zyrtare Emirateve për të ekstraduar vëllezërit Bami. Planifikuan vrasjen e Mihasit dhe Ndokës

Nga Gazeta 'SI' - Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Emirateve të Bashkuara Arabe, ekstradimin e vëllezërve Valter dhe Durim Bami.

Me firmën e ministrit Ulsi Manja, qeveria arabe po shqyrton shkresën e shtetit shqiptar.

Pak javë më parë u raportua se vëllezërit Bami u shoqëruan nga policia arabe dhe pas identifikimit, ata u arrestuan.

Durim Bami është një ndër të kërkuarit e SPAK, pasi emri i tij doli në dosjen “Revanshi” si planifikues I vrasjes së Erigers Mihasit, Arben Ndokës dhe Tori Xheçukës.

Të shtunën e 29 qershorit, në Shqipëri u arrestua një tjetër i kërkuar nga e njëjta dosje, Astrit Avdylaj, i njohur si “Niçja” i Shijakut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë