Nga Gazeta Si- Reuters ka publikuar një video ku tregon zjarret në zonën e Mirditës ku prej 3 vitesh tashmë kanë përfshirë një pjesë të madhe të fshatit Orosh.
Një prej zjarrfikësve ka treguar për Reuters se zjarret në Orosh janë përhapur në masë dhe është bërë shumë e vështirë fikja e tyre.
“Po operojmë në një zonë ku zjarri është përhapur shumë. Jemi 50 persona që po punojmë për fikjen e tyre. Po operojmë me 3 grupe të ndryshme. Po mundohemi të izolojmë flakët ku deri tani kemi arritur të izolojmë një pjesë të madhe por përsëri është shumë e vështirë shuarja totale e flakëve”, ka thënë ai për Reuters.
Edhe inspektori i pyjeve, Gjon Gegaj ka treguar se situata nuk është e mirë.
“Zjarret kanë vazhduar edhe pse ne kemi ndërhyrë me ujë nga ajri. Temperaturat e larta nuk na favorizojnë. Gjithashtu edhe era na ka krijuar shumë probleme”, ka thënë Gegaj duke shtuar se në zonë kanë shkuar edhe përforcime nga ushtria, grupet e mirëmbajtjes së rrugëve dhe bashkia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




