Restoranti shqiptar “Çka Ka Qëllu”, është listuar nga ‘The New York Times’ si një ndër 100 më të mirët në New York.
Prestigjozja amerikane ka bërë një listë të 100 restoranteve më të mirë nga 27 mijë të tillë që ishin në garë dhe restoranti shqiptar renditet në vendin e 94.
Pronari i restorantit është shqiptari nga Kosova, Ramiz Kukaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kukaj shpreh lumturinë që një restorant me gatime tradicionale shqiptare është shpallur ndër 100 më të mirët në SHBA.
“27.000 restorante janë në New York City. A e kishit menduar ndonjëherë që do të vinte një ditë, kur një restorant shqiptar, me ushqime vetëm autentike shqiptare, do të zgjidhej ndër 100 restorantet më të mirë? Duajeni tuajën shqiptarët e mi sepse nuk ka më të mirë”, shkruan Kukaj.
Ndërsa në përshkrimin e restorantit, New York Times shkruan se “Në fillim, ‘Çka Ka Qëllu’ në Bronx, ishte një zë i vetmuar në shkretëtirë që na thërriste të vlerësonim gatimet e Shqipërisë së Veriut dhe Kosovës. Tani ka edhe dy zëra të tjerë, njëri në Manhattan dhe tjetri në Connecticut. Pjesa më e madhe e menusë është kuzhinë tradicionale e lehtë, me salca të pasuruara me djathë të freskët dhe mish vici të butë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.