Futboll

Restoranti krijon picën “Champignons League”, UEFA kërkon tërheqjen e markës

Një piceri e vogël në Gjermani, “Pizza Wolke”, pak kilometra larg Frankfurtit, është bërë objekt debati me UEFA-n. Arsyeja? Një pice e thjeshtë me kërpudha, e quajtur “Champignons League”, pra me një emër shumë të ngjashëm me “Champions League”, kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Për këtë arsye, organizimi kryesor i futbollit europian ka kërkuar që piceria të tërheqë markën, duke saktësuar se nuk ka hapur ende asnjë çështje ligjore. “Pizza Wolke vs UEFA. Si një dashamirës futbolli, jam i nderuar. Do të thotë se jemi plotësisht në rrugën e duhur! Blini picën me kërpudha më të mirë në botë!” – ka komentuar bë rrjetet sociale pronari i picerisë, ku tregon edhe shkresën e marrë nga zyra e UEFA-s në Gjermani.

Shkresa e marre nga pronari i picerise nga zyra e UEFA-s ne Gjermani. Gazeta Si, 1 shkurt 2022

UEFA, sipas burimeve pranë organit qendror të futbollit europian, “është informuar për regjistrimin e një marke me emrin ‘Champignons League’ në Gjermani nga nja aktivitet i rëndësishëm komercial, për shkak të të drejtës së markës, për të cilën UEFA është pronare. Siç ndodh në të tilla raste, përfaqësuesit tanë ligjorë i kanë shkruar këtij aktiviteti tregtar, duke e ftuar të tërheqë kërkesën e regjistrimit për të evituar proceset e tjera në zyrën gjermane të markave”.

Nga UEFA bëhet e qartë se është lajmëruar për procedurën e regjistrimit të markës ‘Champignons League’ dhe jo për një propozim të thejshtë të një pice në menunë e një restoranti. Studioja e saj ligjore në Gjermani i ka dërguar një letër “Pizza Wolke”, ku i kërkon të heqë dorë nga ky propozim për të evituar çështjet gjyqësore, që për momentin nuk kanë nisur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë