Ka ndodhur

Reshjet në vend, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se qarkullimi në të gjitha rrugët e vendit vijon normalisht.

“Gjatë natës ka pasur reshje bore në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vazhdon normalisht”, njofton ARRSH.

Po ashtu mësohet se në aksin Elbasan-Librazhd ka pasur probleme, por qarkullimi bëhet me dy kalime.

“Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazhd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërkohë që po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.

Nga ana tjetër IGJEUM njofton se gjatë ditës së sotme parashikohen reshje të dendura shiu që do të sjellin përmbytje dhe rrëshqitje të dherave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë