Ka ndodhur

Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët në Tiranë dhe Lezhë

Reshjet e dendura të shiut në disa qytete të vendit, duke përfshirë Tiranën e Lezhën mëngjesin e kësaj të enjteje, kanë shkaktuar edhe përmbytje në disa rrugë.

Kanë mjaftuar pak minuta që në kryeqytet të bllokohen pusetat dhe kanalizimet dhe të krijohen probleme në qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve.

Reshjet e shiut me intensitet të lartë për disa minuta kanë sjellë probleme në lëvizjen e drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve në rrugët kryesore të qytetit të Lezhës.

Shkak u bë bllokimi i pusetave dhe kolektorëve pasi prurjet ishin të shumta. Menjëherë për situatën bashkia e Lezhës mori masa për zhbllokimin e tyre dhe normalizimin e situatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë