Ka ndodhur

Reshjet e dendura të borës bllokojnë kalimin në Rrugën e Arbrit

Gazeta Si – Për shkak uljes së temperaturave dhe të reshjeve të dendura të dëborës, aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm për mjetet.

Për këtë arsye Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e Bypass-it nga firma kontraktore.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, dhe apelon për kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit. Në rast nevoje kontaktoni në nr 112 ose në Komisariatin Dixhital.

Ndërkohë ARRSH njofton se qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha rrugët, vetëm në Krujë-Sarisalltik rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë