Nga Gazeta Si- Lezha është përfshirë nga erëra të forta me shpejtësi mbi 55 km në orë, duke rrëzuar disa pemë dhe pjesët e tjera dekorative të vendosura për festat e fundvitit. Strukturat e Emergjencave Civile të bashkisë Kurbin konfirmojnë se ka pasur probleme të furnizimit me energji elektrike gjatë natës për shkak të erës së fortë.
Konkretisht, zonat që kanë mbetur pa energji janë Shënkoll, Balldre, Dajc, Kallmet, fshatrat Grygë Zezë, Kolsh, Grygë Manati, Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë, si dhe lagjja “Nënë Tereza”e qytetit të Lezhës.
Grupet e punë po kryejnë riparimin e defekteve dhe kthimin në gjendje normal të situatës.
Sa i përket situatës së prurjeve, kuotat e lumenjve Drin dhe Mat nuk përbëjnë rrezik.
Ndërsa qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës. Reshjet janë shoqëruar me erë të fortë duke shkaktuar problemet e para në furnizim me energji elektrike në zonat e thella malore.
Gjithsesi akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Sa i përket furznizimit me ujë të pijshëm nuk raportohen probleme.
Në Korçë reshjet e dëborës me intensitet kanë qenë edhe gjatë natës prezente, ndërsa në disa zona vijon të ketë ende.
Po ashtu raportohet se ka probleme me energjinë elektrike në 3 bashki të qarkut, në Ersekë, Devoll dhe Maliq.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.