Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika në disa zona të vendit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbrëmë se është hapur korsia Elbasan-Librazhd ndërkohë që vijoi ende të jetë e bllokuar korsia tjetër për shkak të inerteve që ranë mbrëmë në rrugë pas reshjeve të dendura të shiut.
Për pasojë u krijua një radhë automjetesh që vazhdoi për disa kilometra ndërsa kishte prezencë uji ne rrugën e makinave.
Ndërkohë, Policia e Shtetit u bën thirrje shoferëve që të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalizimet rrugore deri në normalizimin e situatës.
Vendi ynë pritet të ndikohet edhe sot nga vranësira që do të gjenerojnë reshje shiu.
Edhe gjatë ditës së sotme, vranësirat dhe shirat e dendur do të vijojnë si pasojë e kalimit të një fronti atmosferik. Parashikohet që herë pas here shirat të jenë në formë shtrëngate, më problematike situata mbetet në zonat veriore dhe veriperëndimore. Nuk do të mungojnë gjithashtu stuhitë e forta të erës. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin dobësim të intensitetit të shirave në të gjithë vendin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.