Gazeta Si - Reshjet e dëborës kanë përfshirë juglindjen e vendit mbrëmjen e së enjtes, ndërsa këtë të premte ato kanë pushuar. Megjithatë, situata në akset kombëtare dhe rrugët dytësore paraqitet e qetë.
Sipas ARRSH-së, reshje ee intensitet deri mesatar kanë qenë më të dendura në lartësitë mbi 1200 m. Në fshatin turistik të Dardhës dëbora shkoi deri në 7 cm.
ARRSH thotë se është punuar për pastrim dhe kriposje edhe në akset nacionale që u përfshinë nga reshjet, borëpastrueset kanë qenë në terren në akset Korçë-Pogradec, Pogradec-Qafëthanë dhe në aksin Korçë-Erseke në Qafën e Qarrit.
Në segmentin rrugor Korçë – Panarit trashësia e dëborës ka shkuar deri në 4 cm, reshjet kanë qenë me intensitet të ulët.
Nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve, por drejtuesit duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe në disa zona pjesë të këtij aksi rekomandohen zinxhirët.
Gjithashtu në rrugën Lekas-Voskopojë dëbora ka shkuar në 3 cm, edhe në këtë segment nuk ka probleme.
Të gjitha akset nacionale dhe rrugët dytësore janë të kalueshme dhe pa probleme ndërkohë temperaturat priten të ngrihen në mesditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.