Mjedis

Rëra po mbaron. Ambjentalistët thirrje qeverive të vendosin masa kufizuese

Një uri që nuk shteron për rërën, aseti tepër i rëndësishëm dhe aspak i vlerësuar duket se po “na ikën duarsh” .
E gjithë shoqëria jonë është ndërtuar mbi rërë. Materiali i papërpunuar më i përdorur pas ujit.
Rëra është substanca kryesore që përdoret në ndërtimin e rrugëve, urave, trenave me shpejtësi të lartë dhe madje edhe projekteve të rigjenerimit të tokave. Rëra, zhavorri dhe shkëmbi i grimcuar së bashku shkrihen për të bërë xhamin e përdorur në çdo dritare, ekranin e kompjuterit dhe telefonin inteligjent.
Prapëseparë bota po përballet me një mungesë, që sic duket do të jetë një ndër problemet madhore të viteve pasardhëse thonë ekspertët.
Pascal Peduzzi shkencëtar i natyrës u shpreh se e kemi parë rërën gjithmonë si ” një elefant në dhomë” duke menduar që do të kemi gjithmonë rërë, por po përjetojmë zvogëlim të masës së saj.
”Rëra është cilësuar gjithmonë si mall i lirë dhe i pashterueshëm, por në fakt nuk ka cmim për të,”- u shpreh një tjetër ambjentalist.
”Duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje këtij problemi dhe ta bëjmë më të dukshme për botën,”-shtoi ai.
Shkenctarët bëjnë thirrje që qeveritë të vendosin masa mbi përdorimin e rërës bruto kur ajo mund të përdoret edhe në përzierjë me mallra të tjerë, apo forma alternative të rërës.
”Një dorë rërë më pak, është një dorë ndryshim,”-shotë Gallagher, ambjentalist.
Zvicra po përdor në 98% të ndërtimit të subjekteve cimento të riciklueshme, Amsterdami pretendon që deri në vitin 2030 të ketë përgjysmuar përdorimin e resurseve natyrore . Ekspertët thonë se këtë rrugë duhet të ndjekin dhe shtetet e tjera.
Masa më e madhe e njerëzve nuk janë në dijeni për këtë problem dhe shkenctarët e shohin si problem më vete. Urbanizimi dhe rritja e shpejtë e shoqërisë do të rrisë dhe kërkesën apo përdorimin e rërës.
“Duhet të zgjohemi!”
Burimi: CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë