Mesha "Requiem" nga Xhuzepe Verdi, realizuar nga Maestro Zubin Metha në Katedralen e Orvieto në 2011, është transmetuar në Rai5 për të bërë homazhe në kujtesën e personelit shëndetësor viktimë të koronavirus në Itali, me dy italianë të tjerë të mëdhenj në të kaluarën: Alessandro Manzoni dhe Xhoakino Rosini.
Requiem i Xhuzepe Verdit ka sublimuar sakrificën e punonjësve shëndetësorë të përfshirë në trajtimin e krizës pas pandemisë së koronavirusit.
Në 1868, një vit pas vdekjes së Xhoakino Rosinit, trembëdhjetë kompozitorë italianë, përfshirë Xhuzepe Verdi, vendosën të bëjnë homazhe me meshën për Rosini. Ishte vetë Verdi ai që ia propozoi në një letër redaktorit Tito Rikordi menjëherë pas vdekjes së Rosinit për të përfshirë një grup muzikantësh në krijimin e këtij "Requiem" për të përkujtuar mikun dhe mësuesin e madh në përvjetorin e parë të vdekjes së tij. Fillimisht u mendua për një bashkëpunim midis tre Mjeshtrave: vetë Verdi, Karlo Koça dhe Saverio Merkadante, i cili u detyrua të tërhiqej nga grupi për arsye shëndetësore.
Performanca e parë absolute ishte planifikuar për në 13 nëntor në Bolonjë: vështirësitë e para u shfaqën kur drejtori i caktuar, Anxhelo Mariani, ra dakord të marrë pjesë në festimet e Pezaros, duke provokuar zemërimin e Verdit. Verdi më vonë shfrytëzoi kontributin e tij për Meshën e mëpasshme "Requiem" në kujtim të Alesandro Manxonit (1874).
Mesha e humbur për Rosinin u gjet nga muzikologu David Rosen në 1986 dhe u interpretua për herë të parë nga Gächinger Kantorei dhe Helmut Rilling në 1988.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.