Politike

Replika/ Spiropali: A je djali i adoptuar i babit të Zenit? Bardhi: Po ti mos je gjë motra e Olsit?  

Rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste u shoqërua edhe me disa replika që në thelb lidhen më mënyrën se si palët e konceptojnë politikën.

E para që hapi letrat ishte ministrja Elisa Spiropali me një replikë drejtuar Gazment Bardhit, i cili më herët kishte deklaruar qëndrimin abstenues ndaj projekt-rezolutës antikorrupsion. Spiropali e lidhte replikën me faktin se kush ishte Bardhi në të vërtetë ai që synon të luftojë korrupsionin apo të impresionojë Berishën.

“Sa herë të shoh dhe të dëgjoj pyes veten kush je, je ai që lufton me fjalë korrupsioni këtu apo ai që i shkon poshtë ballkonit doktorit. Po lufton për drejtësi apo merr porositë për të folur këtu nga rruga e shtresës. Je ai që kërkon hetim për babin e Zenit, apo je djali i adoptuar i babait të Zenit. Të ndryshosh mendje nuk është mëkat Gazi, por të kesh dy mendje është hall i madh. Sado ta kuptoj hallin, nuk ta qaj dot. Ne dhe ju, dy kampe që edhe për datat në kalendar nuk biem dakord.

Edhe për rezolutën që sollëm sot, ju abstenoni. Jeni në të drejtën tuaj të bëni veprime të shtrembra dhe të gabuarën. Ju gabuat për djegien e mandateve dhe sot pasoni fajet dhe gabuat rëndë kur u vetë përjashtuat nga reforma territoriale apo reforma në drejtësi”, tha Spiropali.

Nuk kurseu në përgjigje as Bardhi.

“Se luftojmë korrupsionin me pushkë uji apo me fjalë. Meqë më pyete se kush jam. Unë jam Gazment Bardhi zonja ministre, djali i Durimit dhe i Vjollcës. Do të doje që të ishte vajza e babait të Surrelit, por je shumë larg, janë ca të tjera para teje. Po të pyes mos je gjë motra e Olsit, Arben Ndokës. Motra e Bajrave të Shkodrës, kunata e Pëllumb Gjokë, vajza e Mirel Mërtirit apo Klodian Zotos. Gjeje përgjigjen se kush je”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë