Nga Gazeta ‘SI’ – Banka e Shqipërisë raporton një rënie të besimit në ekonomi nga sektori i ndërtimit edhe për muajin maj.
Sipas anketës së BSH-së, besimi i ndërtuesve ra me 3.4 pikë përqindje, duke vazhduar trendin e nisur që në fillim të këtij muaji. Ky sektor pret rënie të aktivitetit dhe kërkesës, ndërsa parashikon rritje të çmimeve.
Në një komunikim me Gazetasi.al, përfaqësues të Bankës e përshkruajnë këtë fenomen si “korrigjim”, pas rritjes së fortë dhe të shpejtë që përjetoi, por jo si sinjal shqetësues.
Me rënie raportohet edhe besimi i bizneseve të tregtisë, 1.8. Tregtarët parashikojnë një ngadalësim të kërkesës dhe punësimit. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar në rritje këtë muaj.

Konsumatorët nuk treguan as rritje dhe as rënie të besimit gjatë majit. Ata perceptojnë një situatë ekonomike të përmirësuar, por jo një gjendje financiare të mirë dhe nuk janë gati për blerje të mëdha.
Treguesi i besimit të industrisë u rrit fort në maj, me 8 p.p, ndikuar nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet. Gjithashtu, bizneset ishin më optimiste edhe për prodhimin industrial aktual. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë shënuar rënie të lehtë krahasuar me muajin e kaluar.
Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 2.2 pikë përqindje, ndikuar nga parashikimet për rritje të kërkesës dhe çmimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.