Rënia e numrit të rasteve të reja dhe shtrimeve me pacientë, ka bërë që në spitalin Covid 4 në kryeqytet, i cili ndodhet në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës të mos ketë asnjë pacient.
Megjithatë, mësohet se spitali do të qëndrojë në gatishmëri nëse do të ketë një rritje të mundshme të infektimeve në vend.
Pacientët të cilin ishin aktualisht të shtruar në spitalin COVID 4 janë transferuar në spitalet COVID 1 dhe COVID 3.
Në këto dy spitale janë të shtruar 80 pacientë, dhe së bashku me 80 të shtruarit në spitalin COVID 2 e çojnë numrin total të të shtruarve në Tiranë në 160.
Në 24 orët e fundit, nga 3.024 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 317 qytetarë, ndërsa për fat të keq kanë humbur jetën 6 pacientë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




