Lojëra me Dore

Rënia e Montekarlos, turneu i famshëm vazhdon të humbë tenistët big

Gazeta Si – Turneu i principatës ka humbur emrat big të tenisit. Alkaraz, Monfils dhe ‘mbreti’ Nadal janë të fundit në listën e atyre që nuk do të marrin pjesë në këtë turne. Mungesa që kanë ngritur dyshime për turneun e vetëm Masters 1000, ku pjesëmarrja nuk është e detyrueshme.

Nga sa mund të kuptohet, tenistët mendojnë që ta ulin pak ritmin dhe të përgatiten më mirë për Parisin, duke hequr dorë nga Montekarlo.

Rafael Nadal nuk e ka kaluar ende dëmtimin. Gazeta Si, 7 prill 2023

Vitin e kaluar munguan në këtë turne emra, si Nadal, Medvedev, Berretini dhe Thiem. Rafael Nadal nuk merr pjesë edhe këtë vit, për shkak dëmtimi siç ka pohuar vetë spanjolli. Nadal këtë herë është në shoqërinë e Alkaraz, Monfils dhe Auger-Aliasime. Montekarlo humb kështu katër lojtarë të njohur, që në këtë turne priteshin si ‘top player’ për t’i dhënë bukuri Masters 1000 të parë sezonal në dheun e kuq.

Dhe nëse turneu ka sërish motive për të ngjallur interes, siç është rikthimi i Gjokoviçit, me Nadal dhe Alkaraz tabela do të ishte sigurisht një tjetër histori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë