Gazeta si – Granada, skuadra e sulmuesit të Kombëtares Myrto Uzuni, po shkon drejt rënies nga La Liga. Një situatë që i vjen në ‘ndihmë’ futbollistit beratas sa i takon të ardhmes, pasi mund të favorizojë shitjen e tij.

Për Uzunin ka interesim konkret nga klube të tjera të huaja, nga Spanja, Gjermania dhe Italia. Me rënien e Granadës një kategori më poshtë, këto klube të interesuara kanë një avantazh: mund ta blejnë sulmuesin kuqezi me gjysmë çmimi, sepse e tillë është klauzola në kontratë, sipas shtypit spanjoll.
Shuma që duhet paguar për Uzunin në këtë rast përgjysmohet, duke shkuar nga 25 milionë euro në 12.5 milionë euro. Një situatë kjo që do të favorizonte kalimin e lojtarit shqiptar në një skuadër tjetër, kështu që Uzuni ka pak shanse të luajë në Segunda divizion sezonin e ardhshëm.
Gjatë këtij sezoni sulmuesi kuqezi ka realizuar 9 gola me Granadën në La Liga.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




