Ndërsa plakemi, problemet fillojnë të jenë më të pranishme përmes ndryshimeve në vetë organe, si dhe ndryshimeve në tru.
Një tru i plakur është më pak i aftë të perceptojë ndjesitë, të përpunojë informacionin, të krijojë dhe ruajë kujtime dhe të mësojë ndërsa disa neurone vdesin nga plakja normale ose nga sëmundjet.
Por mbajtja e një truri të shëndetshëm përmes ushtrimeve mendore dhe fizike, si dhe trajtimit mjekësor, në fakt mund të përmirësojë jetën në vitet tona të fundit.
Shikimi dhe dëgjimi
Sytë dhe veshët janë shqisat që ‘plaken’ më shpejt. Pothuajse të gjithë personat mbi 55 vjeç kanë nevojë për syze. Disa studime kanë zbuluar se shikimi i dëmtuar tek të moshuarit është i lidhur me problemet mendore. Arsyeja pse, nuk është e qartë.
Edhe problemet me dëgjimin gjithashtu shtohen, me pamundësinë për të dëgjuar kur flitet me zë të ulët.
Humbja e shikimit dhe dëgjimit cilësohen si problemet e pleqërisë.
Kujtesa
Plakja dobëson kujtesën. Degradimi normal i kujtimeve ndodh si për ngjarjet e së kaluarës së afërt ashtu edhe për ato kohë më parë. Një tru i moshuar mund të përpiqet të kujtojë informacionin, çka e lodh më shumë.
Megjithatë, ka mënyra praktike për të luftuar humbjen e kujtesës. Midis tyre është ushtrimi i thjeshtë. Studimet kanë zbuluar se stërvitja përmirëson kujtimet.
Demenca dhe goditjet në tru
As demenca dhe as goditjet në tru nuk janë pjesë normale e procesit të plakjes. Demenca përshkruan një sërë simptomash që rrjedhin nga rreth 50 çrregullime të trurit dhe të gjitha përfshijnë shkatërrimin e neuroneve. Mjekët diagnostikojnë demencën nëse dy ose më shumë funksione të trurit, zakonisht duke përfshirë kujtesën dhe aftësitë gjuhësore, janë të dëmtuara ndjeshëm.
Një goditje në tru ndodh në një çast, kur një mpiksje gjaku ose një arterie ndërpret rrjedhën e gjakut në tru. Pa gjak të pasur me oksigjen, qelizat e trurit vdesin, duke marrë me vete funksionet njohëse dhe motorike.
Me gjithë rënien graduale të shqisave tona ndërsa plakemi, truri i shëndetshëm “performon” po aq mirë sa truri i një të riu në çdo detyrë që kërkon planifikim, analizë dhe organizim të informacionit.
Dhe më e rëndësishmja që nuk duhet lënë pas dore është se të moshuarit optimistë jetojnë më gjatë se pesimistët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




