Treg

Rënia dyditore e Bitcoin lëkund besimin në lulëzimin e kriptovalutave

Udhëtimi i lumtur Bitcoin mori një kthesë tjetër të hënën pas rekordit më të lartë të premten.

Kjo shënohet si rënia më e keqe dy-ditore në monedhën dixhitale që nga marsi nxiti shqetësimin se bumi polarizues i kriptomonedhës mund të përfudnojë në avull (flluskë).

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe, ra deri në 21% të dielën dhe të hënën deri në 32,389 dollarë. Kjo është rënia më e madhe dy ditore që kur tregjet globale u tronditën për herë të parë nga pandemia vitin e kaluar dhe ndoqi një rekord të lartë prej pothuajse 42,000 dollarë në 8 janar të premten.

“Duhet të përcaktohet nëse ky është fillimi i një korrigjimi më të madh apo jo, por po shohim tashmë që parabola po thyhet, kështu që me shumë mundësi mund të jetë edhe fillimi i një korrigjimi më të madh,” tha Vijay Ayyar, shefi i zhvillimit të biznesit që merret me shkëmbimin e kriptove Luno në Singapor.

Çmimi i Bitcoin është më shumë se katërfishuar në vitin e kaluar, duke evokuar kujtime të manisë së vitit 2017 që i bëri kriptovalutat një emër familjar përpara se çmimet të shembeshin po aq shpejt.

“Është koha për të hequr ca para nga tryeza”, tha Scott Minerd, shefi i investimeve në Guggenheim Investments, në llogarinë e tij zyrtare në Twitter. “Rritja parabolike e Bitcoin është e paqëndrueshme në një periudhë të afërt”.

Minerd në fund të dhjetorit parashikoi që Bitcoin përfundimisht mund të arrinte  400,000 dollarë.

Besimtarët e vërtetë të Bitcoin argumentojnë që performanca këtë herë është e ndryshme nga ciklet e kaluara të bumit, sepse aktivi është maturuar me hyrjen e investitorëve institucionalë dhe gjithnjë e më shumë shihet si një mbrojtje e ligjshme kundër dobësisë së dollarit dhe rrezikut të inflacionit. Të tjerët shqetësohen se performanca nuk është e arsyeshme dhe ushqehet nga shumë stimuj fiskalë dhe monetarë, me Bitcoin nuk ka gjasa të shërbejë ndonjëherë si një alternativë e vlefshme e monedhës.

“Bitcoin është pothuajse me siguri një flluskë tjetër dhe niveli i saj aktual i rritjes nuk është i qëndrueshëm”, tha Howard Wang, bashkëthemelues i Convoy Investments LLC në një shkrim më 10 janar, një ditë më parë. “Ndërsa mund të piqet në të ardhmen, Bitcoin ashtu siç është aktualisht, kryesisht është një aset spekulativ”.

Bitcoin siç ndodhi me rëniet e fundit dhe mund ta ndodhë përsëri, potencialisht duke u rikuperuar deri në 44,000 dollarë “para korrigjimit aktual”, tha Ayyar i Luno.

Bitcoin ishte në rreth 33.200 dollarë që nga ora 7:08 e mëngjesit në Londër. Asetet dixhitale rivale po bien gjithashtu, me monedhën e dytë më të madhe të Etherit që ra deri në 21%. / Bloomberg /Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë