Janë shtuar rastet e të dënuarve nga Covid 19 në burgun e Drenovës. Prej disa ditësh që prej shpërthimit të virusit në ambientet e burgut, ka shkuar në 3 numri i të burgosurve në gjendje të rëndë, të cilët janë transportuar në spitalin e Tiranës.
Rasti më i fundit ishte ditën e djeshme me një të dënuar të sigurisë së zakonshme, i cili prej spitalit të Korçës u transportua me urgjencë drejt Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake, tre të dënuarit kanë shfaqur probleme me oksigjenin dhe vështirësi në frymëmarrje.
Ata po marrin mjekim më të specializuar në Tiranë, por ende janë në kushte jo të mira shëndetësore. Nga ana tjetër, vijon karantinimi në burgun e Drenovës për disa të prekur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




