Disa qytete kanë zona të përmbytura nga shirat e vazhdueshëm. Raportohet se lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur tokat bujqësore të fshatrave Murqine dhe Mallkuç
Gjithashtu shumë fshatra të Krujës ditët e fundit po vuajnë nga përmbytje. Ndërkaq në segmentin Poshnje-Kutalli të aksit nacional Berat-Fier, ka prezencë të ujit në rrugë dhe ka bllokuat qarkullimin e automjeteve. Gjithashtu, vijon situata e vështirë nga shiu në Shkodër, e cila paraqitet ndër zonat më problematike.
Shëtitorja buzë liqenit është përmbytur dhe niveli i ujit është mbi 20 cm. Raportohet se në disa shtëpi uji ka depërtuar deri në katet e para të shtëpive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.