Pozicioni i ish-futbollistit brazilian Ronaldinho, i arrestuar në Paraguaj me akuzën se është futur në vend me dokumente false, rëndohet: hetimi këtë javë është futur në një fazë të re, ku prokurori që po heton çështjen, është përqendruar në atë që e konsideron se mund të jetë një skemë pastrimi parash, ku përfshihet në këtë çështje edhe sipërmarrësja që ka ftuar ish-numrin 10 në Paraguay, Dalia Lopez.
Për këtë qëllim, hetuesit do të nisin të analizojnë qelizat telefonike dhe mesazhet në celularin e Ronaldinho e të vëllait të tij, Roberto Assis. Sipas prokurorit të çështjes, Osmar Legal, po hetohet mbi lidhjen e dy vëllezërve dhe Lopez, sipërmarrësen që organizoi vizitën e tyre e që i ka takuar në mbërritjen e tyre në aeroportin e Asuncion përpara se të arrestoheshin. “Hipoteza jonë kryesore është se dokumentet false do të përdoreshin për qëllime komerciale ose investime që nuk ishin të ligjshme”, ka shpjeguar Legal, për të cilin është “shumë e domosdoshme” që Ronaldinho të qëndrojë në burg.
Ish-Topi i Artë u arrestua me të vëllain në 6 marsin, ndërsa tentonte të hynte në Paraguaj me një pasaportë të falsifikuar. Një gjykatës i ka mohuar lirinë me kusht e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për arrest shtëpie, duke pretenduar se për dy të hetuarit ekziston rreziku i arratisjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




