Dominim absolut i klubeve spanjolle. UEFA ka publikuar renditjen e azhornuar të klubeve europiane, ku në tri vendet e para qëndrojnë tre ekipe spanjolle. Nuk ka asnjë befasi në faktin që Ral Madrid udhëheq këtë renditje, siç ndodh në të shumtën e rasteve, por këtë herë “galaktikat” ndiqen nga “kushërinjtë” e tyre të Atletikos. Në vend të tretë është Barcelona. Pra, një pod i gjithi spanjoll.
Gjermaninë e përfaqëson Bajerni i Mynihut në 10-shen e parë të renditjes, ku bavarezët mbajnë vendin e 4-t, kurse flamurin italian, gjithmonë te 10 klubet më të mira, e mban Juventusi me vendin e 5-të. Rënie ka pësuar Napoli i Hysajt, kurse Lacio, Interi dhe Milani janë ngritur.
Premier League është kampionati me më shumë skuadra (4) në 10-shen e parë. Mançesteri Siti, Liverpuli, Arsenali dhe Mançester Junajtid bëjnë pjesë në “top ten”, ku gjithashtu kanë nga një përfaqësues edhe Franca me Holandën, përkatësisht PSG-në dhe Ajaksin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.